Asambleisti i Drenasit ftohet në një konferencë në Kroaci!

 

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, është ftuar në një konferenc në Dubrovnik të Kroacisë. Në këtë koferencë asambleisti Drenori do të qëndroj nga data 26-28 mars dhe do të prezatoj studimin “Krahasimi i qeverisjes lokale në Kosovë dhe Gjermani, respektivisht qyteti i Drenasit të Kosovës dhe ai i Memmingenit të Gjermanis, me theks të vecantë në rolin e antarëve të Kuvendeve Komunale reciproke”.
Për më tepër ky studim i Xhavit Drenorit është pranuar për publikim në revistën shkencore ICTA 2015, ku si autor i këtij studimi është ftuar të merr pjesë në këtë koferencë.