Në rrjetet sociale ka filluar së fundmi një sfidë mes disa prej fytyrave publike. Bëhet fjalë për një sfidë me nominime, e cila të detyron të tregosh kuletën me gjërat që ke brenda, përfshirë edhe paratë.

Një sfidë e tillë është pranuar nga këngëtaret Rozana Radi, Eneda Tarifa e Anxhela Peristeri.

Ndërkohë të nominuar janë edhe shumë artistë të tjerë si: Soni Malaj, Kejsi Tola, Ronela Hajati, Kledi Bahiti etj.

Mbetet të shihet nëse edhe këta të fundit do të pranojnë një sfidë të tillë.