Arsyetimi i Avdullah Hotit: Nënshkrimet ishin gabime teknike

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me ‘falsifikimin e nënshkrimeve’ të deputetëve të opozitës. Sipas tij çështja e nënshkrimeve ishte gabim teknik.

Si iniciues i kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, Hoti ka thënë se për pesë minuta do të dorëzojnë kërkesën e re për seancë të jashtëzakonshme.

Loading...

“Kërkesa është dorëzuar në përputhje me të gjitha procedurat. Gabimisht kërkesës së kaluar iu kanë bashkëngjitur edhe dy deputetë të Alternativës. Gabime teknike ndodhin gjithmonë, mund të ndodhin pra ka nuk ka pas fare nevojë që të komplikohet kështu nga ana e Kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Hoti, transmeton Indeksonline.

Hoti tutje ka deklaruar se pasi ishte gabim teknik shumë shpejtë do të bëhet kërkesë tjetër për seancën e jashtëzakonshme.

“Me nënshkrime autentike të të gjithë deputetëve. Nënshkrues të kësaj kërkesë, do t’i kemi më shumë se 40 nënshkrime tash menjëherë për seancë të jashtëzakonshme. Do të ketë edhe më shumë nënshkrime tash, nga deputetë që janë në Kuvend, do të dërgojmë kërkesën më shkrim dhe do të jemi në seancë”, ka përfunduar Hoti./Indeksonline/