Arsenal – Liverpool, lojtari i ndeshjes një shqiptar

Arsenali dhe Liverpooli kanë barazuar 1:1 në kryendeshjen e javës në Premierligë.

Loading...

Golat në këtë takim i shënuan James Milner e Alexandre Lacazette, derisa te Arsenali dy shqiptarët, Mustafi e Xhaka luajtën për 90 minuta.

Ishte pikërisht Shkodran Mustafi ai i cili ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje për Arsenalin, sipas faqes së statistikave Sofascore.com.

Mustafi mori notën e lartë 7.8 për paraqitjen e tij në këtë takim – më e larta për një futbollist të Arsenalit, kurse te Liverpooli me notën 7.9, më i miri ishte kapiteni James Milner, që edhe e shënoi golin e parë.

Granit Xhaka u vlerësua me notë 7.6, kurse, Shaqiri që u fut në lojë në 10 minutat e fundit mori vlerësimin 6.6.

Më poshtë keni vlerësimet e futbollistëve nga kjo përballje.