Rritet në 282 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që janë efektive në pjesën perëndimore, jugore dhe atë qendrore të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Hindustan Times, mësohet se 282 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që vazhdojnë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në shumë rajone kryesisht në Kerala, Karnataka, Maharashtra, Gujarat dhe Madhya Pradesh.

Zyrtarët kanë njoftuar se në rajonin Kerala, ku numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 102, janë në kërkim edhe 29 persona të tjerë, ndërkohë që numri i të vdekurve është rritur në 61 edhe në rajonin Karnataka.

Teksa ka arritur në 49 numri i personave të vdekur nga përmbytjet në rajonin Maharashtra, njoftohet se shirat intensivë kanë shkaktuar 31 viktima në Gurajat dhe 39 në Madhya Pradesh.

Në anën tjetër është raportuar se shirat e dendur do të vazhdojnë të ndikojnë edhe për dy ditë në disa pjesë të rajonit Kerala ku javën e kaluar ndodhën rreth 90 rrëshqitje të dheut.

No tags for this post.