Arrestohet prishtinasi, sulmoi fizikisht nënën e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë ka arrestuar një person. Dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Loading...

“Është arrestuar i dyshuar i mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.