Polaku qe u arrestua dje me arme ne Durres jetonte aty prej disa kohesh me familjen. Policia e Durrësit arrestoi dje në flagrancë një 47-vjeçar polak, që lëvizte me armë zjarri në makinë.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A. M., banues në lagjen Nr.18, Durrës. Forcat blu kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë luftarakë.

Sipas burimeve, 47- vjeçari jetonte prej disa kohësh në Durrës dhe nuk është përfshirë në ndonjë bandë apo grup kriminal.pistoleta

Ai jetonte së bashku me gruan dhe fëmijët në qytetin e Durrësit, pasi, sipas tij, i pëlqente jeta në Shqipëri dhe veçanërisht në këtë qytet. Praninë e armës, polaku e ka justifikuar me faktin se e mbante për vetëmbrojtje.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:- A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë ‘TT’ dhe shtatë fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha Policia, duke shtuar se mbi 47-vjeçarin rëndon akuza “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

No tags for this post.