Arrestohet personi i kërkuar në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i kërkuar është arrestuar në fshatin Fushticë e Epërme.

Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata  është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe  i njëjti me  aktvendimit të gjyqtarit është dërguar në paraburgim. /Drenica Press/