Arrestohet pasi del për gjueti në “Bjeshkët e Nemuna”

 

Është arrestuar një person i dyshuar në Junik, pasi që i njëjti në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dyshohet se ka kryer gjueti të kundërligjshme.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie, për të cilën i dyshuari posedonte leje përkatëse, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.