Arrestohet një zyrtar i shtetit

Hetuesit e Policisë së Kosovës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit kanë arrestuar një inspektor të Agjencisë Tatimore të Kosovës në Ferizaj.

Loading...

Kështu bëjnë të ditur vetë Policia e Kosovës, të cilët thonë se arrestimi ka ndodhur dje në qytetin e Ferizajt, shkruan gazetametro.net.

“Policia e Kosovës,  respektivisht hetusit policorë kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vëzhgimit pas një pune të gjatë hetimore dhe pofesionale me datë 23.10.2018  kanë arrestuar një person të dyshuar (inspektor i ATK-së) nga rajoni i Ferizajit”, thonë Policia.

Sipas tyre, arrestimi është kryer nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”, nga neni 422 i kodit penal i Republikës së Kosovës.

I arrestuari dyshohej që duke keqperdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajit.

Ndërkohë, mësohet se me vendim të prokurorit inspektorit të ATK’së i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ku po pret të dalë para Gjykatës për masën e arrestit.