Më datën 09.01.2019 rreth orës 01:25 në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar informata për një person të dyshuar i cili tenton të hap derën e një lokali-pastiqerie. Me reagimin e shpejt të njësive policore është arritur të arrestohet personi  i dyshuar B.Z., 18 vjeçar, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Hetuesit policor, në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, pas intervistimit dhe sigurimit të dëshmive materiale  (video incizimet), kanë arritur të dëshmojnë- zbulojnë se i dyshuari B.Z., 18 vjeçar, përveç veprës penale të lartshënuar,  ka kryer edhe disa vepra penale tjera të natyrës ” vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Pas procedurave intervistuese, të  dyshuarit B.Z., 18 vjeçar  me urdhër të prokurorit kujdestar ju është caktuar masa e ndalimit. /Drenica Press/