Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në fshatin Kllodernicë të Komunës së Skenderajt për veprën penale armëmbajtje pa leje.

“Në orët e mesditës të datës 10 shtator 2019, Njësitet policore në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë realizuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, e cila ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme të gjatë – pushkë automatike”.

Ndryshe, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa rasti është inicuar vepër penale’’ armëmbajtje pa leje’’./DrenicaPress