Një person është arrestuar në fshatin Baks të komunës së Skenderajt.

Mësohet se deri te arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pasi që që i njëjti në aheng familjar ka shtënë disa herë me pistoletë. Pistoleta me gaz dhe katër gëzhoja janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Drenica Press/