Arrestohet një 28 vjeçar në Skenderaj, i sekuestrohet një armë

Në orët e mesditës së sotme të datës 15 shkurt 2018, Policia në Skenderaj  ka arrestuar një person të dyshuar si dhe kanë  sekuestruar një armë.

Arrestimi i të dyshuarit  Sh. K., 28 vjeçar, është bërë në rrugën  “28 nëntori’’ në Skenderaj, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari  në posedim është gjete dhe sekuestruar një armë e  llojit pistoletë për të cilën i  dyshuari  nuk posedonte leje për armë.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.

Lexo tjetër  Drenas: E plagos qytetarin dhe ik nga vendi i ngjarjes