Arrestohet nëna që hodhi foshnjën në koshin e plehrave

Policia e Lushnjes ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen e regjistruar sot në afërsi të Bashkisë së qytetit, ku në koshin e plehrave u gjet një foshnje e pajetë.

Loading...

Policia sqaron se fjala është për një foshnje të seksit femër, e cila ka jetuar në këtë botë vetëm dy ditë. Foshnjën e ka hedhur në koshin e plehrave vetë nëna e saj, një shtetase në moshë 32 vjeçare me inicialet A.N.

Për më tepër lexoni njoftimin e policisë:

“Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dyditëshe e pa jetë. U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”-njofton policia.