Arrestohet 26 vjeçari në Drenas, vodhi material në vlerë 100 mijë euro

Njësitet policore të stacionit të Drenasit dje kanë arrestuar një  person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Loading...

sipas njoftimit, rasti ka ndodhur me datën 24.11.2018 në Sankoc të Drenasit,  në një fabrikë, ku  janë vjedhur 10 ton bateri dhe  material (me përmbajtje plumbi dhe plastike),  që arrijnë vlerën rreth 100.000 euro.

Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore. kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar: V M, mashkull, 26 vjeçar, transmeton Indeksonline.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe konfiskimi i materialeve të vjedhura, të cilat janë gjetur në dy deponi (firma private të grumbullimit në Obiliq dhe Fushë Kosovë), të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer pronarit.

Ndaj personit të dyshuar  prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast. /Indeksonline/