Arrestohen dy persona për dhënie të parave me fajde

Me date  22.08.2016, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor lidhur me rastin Fajde.

Loading...

Si rezultat i veprimeve policore është kontrolluar një banesë e cila dyshohet se është prone e personave të dyshuar, si dhe  janë arrestuar dy meshkuj K-Shqiptar me dyshimin se të njëjtit  janë përfshirë në dhënie të parave me fajde, vepër kjo e sanksionuar në bazë të nenit 343 të KPRK-së.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 viktimës  mashkull K-Shqiptar i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31.850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri me tani 57.300 euro.

Njësitet policore gjate realizimit të bastisjes kanë sekuestruar  një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar.

Të dyshuarit M.B. viti i lindjes 1957 dhe F.B. viti i lindjes 1983, pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.