Arrestohen dy femra për vjedhje në Prizren

Rreth orës 11:20 minuta, Policia në Rajonin e Prizrenit ka pranuar informatën për t’u marrë me një rast i cili kishte ndodhur në një qendër tregtare në rrugën ‘Edit Durham’.

Loading...

Sipas raporteve hetimore, thuhet se dy gra janë ndaluar nga përgjegjësit e sigurimit ngase përderisa po dilnin nga objekti ishte aktivizuar alarmi. Gjatë  kontrollit tek ato janë gjetur një palë darë dhe gërshërë, transmeton Indeksonline.

Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtat kishin përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme rroba në vlerë prej 90 eurosh. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/