Arrestime, gjuajtje me armë dhe aksident me fatalitet, të gjitha për një ditë në Drenas

Ndonëse shquhet si një qytet ku niveli i sigurisë dhe qetësisë është për tu lakmuar nga shumë qytete të Kosovës, një ditë e tillë nuk ishte edhe e premtja për Drenasin , shkruan Drenica Press

Loading...

Referuar në raportet policore, të premten në Llapushnik të Drenasit, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ka pasur të shtëna me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja kalibër 7.65mm, e më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Derisa në Vërbovc gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me tre fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në qytetin e Drenasi po këtë ditë është bërë e ditur se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Raporti policor poashtu ka bërë të ditur se një mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara në aksident ishte duke u trajtuar në QKUK,  me 11.04.2018 i njëjti ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent. /Drenica Press/