Policia e Kosvës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti fillimisht ka penguar punëtorët e KEDS-it në vendosjen e disa shtyllave elektrike e më pas ka penguar edhe zyrtarët policorë, të cilët i ishin përgjigjur rastit.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar si pengim i personit zyrtar. /Drenica Press/