Arlind Ajeti e Naser Aliji marrin pasaportë shqiptare

Tashmë është zyrtare, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji janë pajisur me pasaportë shqiptare. Presidenti i Republikës ka pranuar kërkesën e dy futbollistëve që të bëhen nënshtetas shqiptarë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se “Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Arsimit dhe Sportit, u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave: Arlind Afrim Ajeti dhe Naser Ismail Aliji.