Në sallën e Kuvendit Komunal sot është bërë prezantimi i ideve të projekteve urbanistike të qytetit të Skenderajt, nga studentët e Arkitekturës të Universitetit UBT, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, profesori i UBT-së, Binak Beqaj si dhe arkitektët dhe profesionistët e Skenderajt.

Fillimisht kryetari Jashari e ka falënderuar profesorin Beqaj dhe studentët për angazhimin e tyre në hartimin e projekteve, ndërkaq më pas studentët e degës së Arkitekturës, në grupe i kanë paraqitur projekte urbanistike të qytetit të Skenderajt, duke e ndarë në zona banimi, gjelbërimi dhe pjesë të tjera zhvillimore e sociale.

Pas prezantimit të ideve, komisioni vlerësues i përbërë nga arkitektë dhe profesionistë të Skenderajt, i kanë komentuar idetë dhe projektet e studentëve, duke i përgëzuar ata për punën e tyre në hartimin e planeve urbanistike.

Në shenjë mirënjohjeje, për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Skenderajt dhe UBT-së, që kanë edhe marrëveshje të nënshkruar bashkëpunimi, kryetari Jashari i ka ndarë mirënjohje profesorit Beqaj.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj