Avokati i ish komandantëve të UÇK-së, Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafa, të cilët sot nisen për në Hagë, ka thënë data e intervistimit për Sami Lushtakun është shtyrë pasi që sipas tij edhe Rrustemi edhe Lushtaku e kanë të njëjtin avokat, raporton Ekonomia Online.

Ai ka konfirmuar se të hënën do të intervistohet Mustafa ndërsa të mërkurën Lushtaku.

“Mirë po shkojmë, mirë do të kthehemi. Ai do te intervistohet me 16 dhe këtë kohë e ka shfrytëzuar për një vizitë familjare, Mustafa do të intervistohet nesër, intervistimi i Lushtakut është shtyre për shkak se të dy kanë avokatin e njejtë”, tha Koci.