Arbitrat shqiptarë paraqitje dinjitoze në Europa League

Takimi në Europa League, mes AEK-ut të Larnakës dhe Ludogoretsit, i zhvilluar në Greqi, kishte si arbitër kryesor Enea Jorgjin, bashkë me ndihmësit Denis Rexha dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt, Ridiger Çokaj.

Kjo sfidë përfundoi me shifrat 1-1, dhe sfida ishte me disa raste për trupën shqiptare.

Loading...

Që në minutën e tretë, ishin miqtë që shënuan me Uanderson, dhe goli u akordua, por pas pak sekondash reflektimi, ishte anësori Rexha, i cili ngriti flamurin për pozicion të parregullt, dhe pamjet filmike i dhanë të drejtë, pasi nisja e aksionit ishte në pozicion jashtë loje.

Më pas, në minutën e 24-të, Jorgji akordon një penallti për vendasit e AEK-ut, dhe vendimi i shqiptarit është i drejtë, pasi portieri i Ludogorets pengon qartë brenda zone sulmuesin.

4 ishin kartonët e verdhë që nxorri nga xhepi Jorgji, një për vendasit, dhe 3 për miqtë nga Bullgaria.