Arbër Zeneli shkëlqen edhe me klubin e tij, golin e shënuar ia dedikon gjyshit të tij

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka shënuar në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Fortuna Sittardit.

Loading...

Zeneli ishte më meritori në fitoren 4-0 të Kosovës ndaj Azerbajxhanit, pasi shënoi het-trik në këtë ndeshje.

Kjo formë e mirë dhe golat me Kosovën i kanë dhënë besim Zenelit edhe në lojën me ekipin e tij Heerenveen.

E gjithë kjo pasi sulmuesi i Kosovës ka gjetur golin me skuadrën holandeze pas disa ndeshjeve ‘agjërim’.

Goli i Zenelit erdhi në minutën e 47-të të ndeshjes nga pika e bardhë dhe ishte i epërsisë 2-0.

Vlen te theksohet se ishte vet sulmuesi kosovar, i cili nxori penalltinë dhe vet mori përgjegjësinë duke e konvertuar në gol.

Ky ishte goli i tretë i Zenelit në këtë sezon në Eredivisie, teksa ka edhe shtatë asistime.

Këtë gol sulmuesi i Kosovës ia ka dedikuar gjyshit të tij, i cili i vdiq ditën e ndeshjes ndaj Azerbajxhanit.

Golin e Zenelit mund ta shikoni nga minuta 1:15. /Telegrafi/