Apple bëhet prodhuesi më i madh në botë i telefonëve

Prodhuesit shitën 403.5 milion telefonë në mbarë botën në tre mujorin e katërt, një rënie me 6.3% nga 430.7 milion telefonë në shitur për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Loading...

Apple është mbreti i ri i prodhimit të telefonëve duke kaluar rivalin e Samsung, por vetëm për një tre mujor. I shndërruar në një trend, Samsung çdo vit dominon tre tre mujorët e parë ndërsa Apple të katërtin.

Prodhuesit shitën 403.5 milion telefonë në mbarë botën në tre mujorin e katërt, një rënie me 6.3% nga 430.7 milion telefonë në shitur për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Përveç Xiaomi, të gjithë prodhuesit e tjerë (Apple, Samsung, Huawei dhe Oppo) shitën më pak telefonë këtë vit sipas të dhënave që vinë nga IDC-ja.

Siç mund të vëreni nga grafiku, pjesa e tregut e Apple u rrit me 1% nga 18.2% në 19.2% edhe pse ka shitur 1 milion iPhone më pak. iPhone 8, 8 Plus dhe X u shitën mirë, por nuk vendosën rekorde.

Edhe pjesa e tregut e Samsung u rrit me 0.4% nga 18 në 18.4% por shiti 3.4 milion telefonë më parë se një vit më parë. Zakonisht gjiganti zë 1/5 e tregut çdo tre mujor me përjashtim të tre mujorit të katërt.

Huawei ra me 0.3% në 10.2% ndërsa Oppo u rrit me 3.7% në 7%. Nëse shohim të dhënat vjetore, vërejmë një dominim të Samsung me 317.3 milion telefonë të shitur ndjekur nga Apple me 215.8 milionë dhe Huawei me 153.1 milionë.

Oppo dhe Xiaomi nuk qëndrojnë larg njërit tjetrit me 11.8 milion dhe 92.4 milion telefonë të shitur respektivisht. /PCWorld Albanian