Aplikoni për t’i përfituar këto kultura bujqësore

Korporata QAD në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Qendra për Avokim dhe Diplomaci”, veprimtaria kryesore e të cilave është bujqësia, ku deri tani në këtë sektor kanë bërë financimin e shtallave, serrave, bletëve, mjeteve bujqësore, pikave grumbulluese për pemë dhe perime, mbjelljen dhe kultivimin e mjedrës, mbjelljen dhe kultivimin e arrës, mbjelljen dhe kultvimin e lajthisë etj, hapin konkurs për grantin për mbjellje dhe kultivim të Arrës, Lajthisë, Mjedrës dhe Paulownisë.

Loading...

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpresim aplikimet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë, të cilët kanë ide për të zhvilluar këtë sektor.

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për grantin e shpallur:

  • Fletëposedimi i tokës;
  • Plan-biznesi;
  • Kopja e planit (skica e parceles);
  • Vërtetimi nga gjykata, që dëshmon se nuk jeni të ndjekur penalisht;
  • Letërnjoftimi (kopje);
  • Aplikacioni, i cili mund të shkarkohet online në Web faqe të QAD-it ose mund të merret në zyret e QAD-it.

Vlera maksimale e grantit është 20,000.00 Euro, në grant përfshihen: Blerja e fidanëve, Hapja e pusit për ujitje, sistemi i ujitjes dhe rrethoja.

Data e mbylljes së konkursit:

Konkursi publik do të jetë i hapur 20 ditë: Nga data 22.08.2016 (dita e shpalljes në Web-faqen e QAD-it), dhe i njëjti do të jetë i hapur deri më datë 12.09.2016, ora 17:00. Të interesuarit mund të informohen (çdo ditë pune) përmes: Web-faqes së QAD-it :www.qad-ks.org, tel. +381 (0) 38 222 050 & +381 (0)29 269 050, poashtu mund të telefononi pa pagesë në numrin 0800/ 222 05, e-mail adresës: [email protected] dhe faqës sonë zyrtare në Facebook: Qendra për Avokim dhe Diplomaci.

Kandidatët e interesuar aplikacionin dhe dokomentet duhet t’i dërgojnë në njëren nga degët tona, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 17:00, ose të na dërgojnë në email adresën [email protected]