Apel për ndihmë, familjes drenicase i digjet shtëpia, mbetën vetëm me rroba në trup |Foto/Video

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në fshatin Terdevc të komunës së Drenasit, transmeton Gazeta Drenica Press.

Loading...

Mësohet se shtëpia e Metush Halilajt është përfshirë nga flaka, duke djegur cdo gjë. Fatmirësisht nga ky zjarr kanë shpëtuar të gjithë anëtarët e familjes, duke shpëtuar vetëm me ato rroba që kishin në trup.

Ndërkohë qytetar të Drenasit, përmes rrjeteve sociale kanë shkruar për gjendjen e rëndë të kësaj familje, duke bërë apel te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që brenda mundësive të tyre, t’i dalin në ndihmë kësaj familje e cila po përballet me këtë fatkeqësi. /Drenica Press/