Apartamenti përfshihet nga flaka, lëndohet një çift i moshuar

Foto ilustrim
 

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një blloku banimi në qytetin e Elbasanit.

Në banesë, jetonin një çift të moshuarish rreth të 70-ve, të cilët janë transportuar për në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Brigada 8” të qytetit.