Anijet turke rrethojnë Qipron, lufta është një hap larg

Ndërkohë që Qipro ka thirrur disa kompani të huaja për të kryer kërkime për gaz në zonën ekskluzive ekonomike të sajën në Egje, Turqia është duke kërcënuar hapur autoritetet lokale duke thënë se nuk mund të bëjnë asnjë marrëveshje pa dakordësinë e banorëve të tjerë të ishullit, siç është Qiproja Veriore.

Në këtë klimë të nxehtë përplasjesh ku në zonë kanë arritur edhe disa anije sëbashku me një aeroplanmbajtëse amerikane, turqit kanë programuar të kryejnë një stërvitje të madhe ushtarake në det përgjatë datave 22-29 mars, përcjell Albeu.com.

Loading...

Situata është kthyer në shqetësuese për Qipron, sipas ” “Cyprus Mail”” pasi kanë konstatuar se stërvitja ushtarake turke zhvillohet përreth gjithë ishullit duke përfshirë edhe bllokun nr.10 ku parashikohet që kompania amerikane ExxonMobil të fillojë kërkimet për gaz në ditët në vijim (shiko foton sh.r).

Zona e rrethuar me të kuqe është ajo ku marina turke do të zhvillojë stërvitjen duke e rrethuar tërësisht ishullin, ndërsa edhe forcat amerikane ndodhen në Egjeun Lindor për të mbrojtur pikërisht ExxonMobil, e cila do të kryejë kërkimet në bllokun nr.10.

Duke paralajmëruar se është duke kryer një stërvitje në atë zonë, marina turke i kërkon subjekteve të tjera që të largohen nga zona nëfjalë duke marrë parasysh se mund edhe të goditen. Në këtë mënyrë, sipas qipriotëve, synohet që të largohen anijet që do të kryejnë kërkime për gaz.

Në një intervistë të dhënë sot për mediat franceze, ministri i Mbrojtjes së Greqisë është shprehur se Greqia dhe Turqia gjenden në prag të një “incidenti fatal” duke paralajmëruar se ditët në vijim do të jenë shumë të tensionuara.