Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Ledion Lako bën të ditur se të mërkurën, më 26 qershor 2019, nisi lundrimin anija turistike “Happy Regina”. E veçanta është se kjo anije, me gjatësi 24 m në gjerësi 7 m, shpejtësi 8-7,5 nyja, lundron çdo ditë nga Mali i Robit në drejtim të plazheve të ndryshme të Durrësit, duke ofruar shërbim të certifikuar dhe me standarde për turistët!

Mrekullitë e bregdetit të Durrësit me anijen turistike! Gjatë këtij udhëtimi, përgjatë 50 miljeve gji të plazhit, udhëtarët do të shohin plazhin e Durrësit, plazhin e Kallmit, Currilat, Porto Romanon, Kepin e Palit, Gjirin e Lalëzit, Kepin e Rodonit. Në këtë të fundit turistët do të ndalojnë për vizitë në kështjellën e Skënderbeut. Në Kepin e Rodonit do të shijonin plazhin e virgjër dhe do të relaksohesshin për rreth 3 orë.

Çmimi 35 euro / personi, për fëmijët 4 -12 vjeç: 50%
Koha e fillimit: Hotel Klajdi, ora 09:30. Afati / mbyllja: ora 17:00.