Amerika shtinë në listë edhe Kosovën, meritor për këtë i riu nga Tushila e Skenderajt (Foto)

Arjanit Ademi nga Tushila e Skenderajt ka pasion sportin e basketbollit. Ai luan për KB Sfera në Skenderaj.  Pos luajtjes në fushë, i riu nga Tushila është i pasionuar edhe pas ndeshjeve në NBA, shkruan Drenica Press

Loading...

Ai kishte vendos të votonte për më të mirët në këtë ligë, por një gjë e tillë ju pamundësua fillimisht, pasi shteti ynë nuk figuronte në listën e shteteve botërore ku mund të votonin.

Kjo gjë duket se e ka shqetësuar Arjanitin, i cili nuk nguroj të kontaktoj me organet përgjegjëse dhe të kërkoj një sqarim se pse shteti ynë, Kosova, nuk figuron në listën e vendeve që mund të hedhim votë, meqë jemi shtet i pavarur që nga shkurti i 2008-ës, dhe që jemi njohur nga më shumë se 100 shtete, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Drenica Press

Image may contain: text

I gjithë mundi i Arianitit u shpërblye, pasi në përgjigjen e marrë nga NBA ka bërë që edhe Kosova të futet në listën e atyre vendeve, që mund të votojnë për NBA All-Star 2018, si dhe duke falënderuar atë.

Image may contain: text

Falë këtij veprimi të Arianitit, të pasionuarit pas ligës NBA, tani mund të hedhin votën e tyre. /Drenica Press/