Allegri për Messin: Nuk kam çfarë të them për të, ai nuk është normal

Masimiliano Allegri po e shijon këtë edicion me Milanin. Trajneri italian që erdhi me shumë zhurëm te Juve ka arritur të fitoi Serien A dhe Kupën e Italisë, ndërsa e ka shansin për të marrë tripletën në finalen e Champions League me Barcelonën. Para finales, Allegri ka një porosi për skuadrën e tij.

Loading...

“Tani na duihet për të marrë forcë fizike dhe psiqike. Kemi dhjetë ditë të mira për tu përgatitur për këtë ndeshje dhe duhet të jemi në qetësi absolute. Dua që ne të punojmë në heshtje dhe të jemi sa më pak në ballinat e mediave” ka thënë Allegri.

I pyetur nga një gazetar se çka mendon për Messin, Allegri me një dozë humori ka dhënë këtë përgjigje.

“Messi nuk mund ta kupton askush. Ai duket si një njeri jonormal. Kur ai e ka topin, është e pamundur të ia marrësh, por duhet ta bllokosh lojtarin tjetër sepse ai të vë në situatë të sigurtë përball portierit. Na duhet pak fat me të, përndryshe është i pakapshëm” ka thënë Allegri.