Albulena Haxhiu: Për deputetët e pozitës më i rëndësishëm Thaçi sesa territori

Rezoluta anti-presidentit Hashim Thaçi e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila nuk kalojë në Kuvend, ka ngjallë reagime të opozitës.

Loading...

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka kritikuar deputet e pozitës të cilët nuk votuan rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se për deputetët e pozitës më i rëndësishëm Thaçi sesa territori, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Kjo është pika e Rezolutës së propozuar nga opozita

Kuvendi i Republikes së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës jane të pacenueshme. As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk mundësuan kuorumin ndonëse ishin në sallë pra për ata më i rëndësishëm është Hashim Thaçi sesa mbrojtja e territorit dhe sovraniteti i vendit.

Këta nuk janë as deputetë dhe as të popullit!

Këta thjesht janë duke u keqpërdorur nga Hashim Thaçi, ky person që po e rrezikon vendin për interesat e tij personale!