Albright: Trump është dhuratë e llojit të vet për Putinin

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Medeleine Albright ka kritikuar deklaratat dhe politikat e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Aleancën e Atlantikut Verior (NATO) dhe Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Albright për televizionin CNN tha se konsideron që Trump ndihet i ngjashëm me Presidentin rus Vladimir Putin.

Në paraqitjen e saj të parë pas një periudhe të gjatë, Albright paralajmëroi se Rusia angazhohet shumë për të minuar demokracinë amerikane dhe për të larguar Washingtonin nga aleatët e saj.

“Unë konsideroj se Trump për shumëçka është një dhuratë e llojit të vet për Putinin kur bëhet fjalë për qasjen e tij ndaj NATO-s dhe Evropës”, tha Albright.

Ish Sekretarja në mandatin e ish presidentit amerikan Clinton, Albright tha se mekanizmi i vendimmarrjes në SHBA aktualisht nuk funksionon.

Presidenti aktual i SHBA-së, Trump është në shënjestër të kritikave në rritje në SHBA për marrëdhënie të moderuara me Putinin dhe Rusinë dhe kritik ndaj NATO-s dhe Evropës si aleatë tradicionalë amerikanë.