Alberta Amber është zjarrëfikësja e parë në Kanada e cila mbanë hixhab.

Ajo inkurajon të gjitha femrat që të kalojnë të gjitha pengesat dhe mos të dorëzohen asnjëherë sa u përket ëndrrave të tyre.

Madje, ajo thotë se mbulesa që ajo mbanë nuk e pengon aspak në punën që i është caktuar si zjarrëfikse, transmeton Indeksonline.

Amber ka mbulesë speciale në rast se ndodhë ndonjë zjarr i madh, dhe në të tilla raste mund edhe të përdor helmeten.

Shefi i saj thotë se nuk kanë rëndësi kultura apo regjioni për tu bërë pjesë e ekipit të zjarrëfikësve.

Sipas tij rëndësi ka që puna të kryhet me përgjegjësi. /Indeksonline/