Albert Bunjaku: Mavraj tri herë e zgjodhi Kosovën, por ja kush e pengoi

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, e ka zbuluar një fakt interesant për mbrojtësin Mërgim Mavraj i cili aktivizohet për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan Insporti.com.
Ai ka thënë se kapiteni momental i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në tri raste ka pranuar që të vijë për Kosovën.

Loading...

“Shumë gjëra nuk janë thënë. Mund të them se Mërgim Mavraj në tri raste ka pranuar që ti bashkohet Kosovës. Ai nuk është lejuar në tri raste që të vijë pasi që Bochumi nuk e ka lejuar”, ka zbuluar Albert Bunjaku për T7.