‘Albanian Gangster’, filmi shqiptar që do pushtojë kinematë, fragmente edhe nga këngët e Unikkatilit (VIDEO)

“Albanian Gangster” është filmi më i ri shqiptar që shumë shpejt pretendon të pushtojë kinematë botërore. Regjisori dhe skenaristi i këtij filmi është Mathew Brown, ndërsa rolin kryesor e ka John Rezaj i cili është shqiptar nga Vermoshi, por që ka jetuar në SHBA prej 40 vitesh.

Loading...

Veçantia e këtij filmi është se skenari është frymëzuar nga ngjarje të vërteta dhe në kolonat zanore të këtij filmi janë 7 këngët e reperit të njohur Unikkatil. Mathew sqaroi se leximet për krimet dhe mafien e bëri që të sillte një film pikërisht për gangsterët shqiptarë.

Mathew Brown rrëfehet dhe tregon përshtypjet personale dhe burimin e ideve për këtë projekt, i cili sipas tij pasqyron një realitet të dhimbshëm për shqiptarët.

Kam kaluar shumë kohë duke kërkuar thellë në kulturën shqiptare dhe kuptoja që po të bëja një film për Albania Gangster, do të duhej të takoja djemtë e duhur. Kështu takova 10-15 persona si fletët e qepës derisa takova këtë djalë, Johnin. Që ditën e parë që u takuam, ishte dita më e çmendur. Kështu që qëndruam bashkë për 2 vite, nga 2-3 ditë në javë si të martuar. Gjatë kohës që dilnim për tu argëtuar, unë kuptova se fiks një muaj para xhirimeve, mu duk sikur më mungonte diçka. Skenari është inspiruar nga ngjarje të vërteta. Ajo që bëra ishte thjesht ti lidhja mirë me njëra-tjetrën për të bërë një film të bukur. Kështu mblodha materiale dhe i ktheva drejt këtij psikopati të çmendur që është këtu pranë meje. Kështu bashkë realizuam filmin. Automatikisht improvizuam gjithë dialogun. Tha regjisori Brown.

Ndërsa flet edhe aktori: John Rezaj, kur kemi xhiruar, e hodhëm skenarin. Ishte gjithçka spontane. Kemi ndejtur aq shumë bashkë, sa di gjithçka.

Ndërkohë, kolonë zanore e këtij filmi do jenë shtatë këngë të mbretit të rapit shqiptar, Unikkatil. Regjisori Mathew Brown ka zbuluar përse zgjodhi pikërisht këtë artist.

Unë e kam takuar Unikatilin para se të takoja Johnin. Prej tij, u takuam me njëri-tjetrin në Los Anxhelos. Gjëja më e çmendur është se kur po shkruaja filmin, por kërkoja elemente që hynë thellë në shpirtin dhe ndjenjat njerëzore shqiptare dhe kështu gjeta në Youtube këngët e Unikkatil. Kështu një djalë që luajti në film më tha, e paske dëgjuar Unikatil, ai është i njohur në Shqipëri. Më tha mund ta takosh, pasi ruajtëm kontaktet ai më tha: Kjo është muzika ime, do të të jap 7 këngë. Tregon Brown.

Gjatë bisedës, Mathew sqaroi se leximet për krimet dhe mafien e bëri që të sillte një film pikërisht për gangsterët shqiptarë.

Sepse po lexoja për arrestimet e viteve 2000 dhe mu duk sikur gjeta ar për kinemanë. Nuk ishte vetëm për dhunën, por edhe për lidhjet si Kanuni, Besa. Gjëja më e keqe në këtë kulturë është të jesh spiun.

Video: