Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 87 aksidente trafiku, që është një thyerje rekordi në këtë vit.

Në këto aksidente, 2 janë me fatalitet ku kanë mbetur të vdekur 4 persona, 33 janë aksidente me të lënduar ndërkaq 52 pa të lënduar, përcjell arbresh.info.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Policia ka shqiptuar 1283 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit./Arbresh.info

No tags for this post.