Aktori i njohur shqiptar ka një mesazh për tragjedinë në Greqi: Ata nuk do luteshin për ne…!

 

Loading...

Për tragjedinë e madhe që ndodhi në Greqi, ku dhjetëra banorë vdiqën nga zjarri masiv dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, edhe aktori Bes Kallaku u ndërgjegjësua, duke postuar një foto në profilin e tij në Instagram.

Mirëpo, njëri prej komentuesve i ka shkruar Besit se nuk mendonte se grekët do të ishin lutur njësoj për ne.

“Nuk besoj që ata do ishin lutur për ne, 1000% ta garantoj. Gjithsesi më vjen keq për ta.”

Komentit të fansit Besi i është përgjigjur me një mesazh sensibilizues për të gjithë:

“Po pse ne nuk duhet të tregojmë se kush jemi, ka të mirë ndër të këqinj, e ka të këqinj ndër të mirë.”- ka shkruar Besi.