Kosova ka pasur një rast ideal për të ngushtuar në vetëm një gol epërsinë e Anglisë.

Kosova mbylli me katër gola disavantazh pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për eliminatoret për “Euro 2020”, 5 me 1. Por me dy gola në pjesën e dytë arriti të kthehej në lojë, me rezultatin 5 me 3 që doli të jetë përfundimtar.

Pak minuta para fundit, ishte një rast fantastik për Kosovën që të ngushtohej edhe më shumë rezultati. Aksioni i cili nisi nga portieri Arijanet Muriqi, përfundoi fare pranë portës së anglezëve, pasi ylli Bersant Celina nuk ishte i saktë me gjuajtjen e tij.