Drenica është duke luajtur një futboll fantastik këtë edicion.

Skuadra e trajnerit Tahir Lushtaku ka grumbulluar tetë pikë në gjashtë ndeshjet e para, shkruan Gazeta Sheshi.

Por në ndeshjen e xhiros së kaluar, drenicasit kanë shënuar një gol fantastik pas një aksioni model.

Pas disa kombinimeve fantastike, më saktësisht pas 15 pasimeve Qemail Elshani realizoi një gol të bukur me kokë.

Në atë takim Drenica barazoi 2-2 te Vushtrria, por edhe goli i dytë ishte pas një aksioni shumë të bukur ku realizoi Harmon.

No tags for this post.