Një çift shqiptarësh të cilët banonin në New Yersey është aksidentuar për vdekje pasditen e 29 qershorit, ndërkohë që nga mediat vendase është raportuar një ditë më parë.

Muhamet Oparaku 68-vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku64-vjeç  nga Progradeci kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Çifti shqiptar ishte duke dalë nga një bllok pallatesh nga shtëpia në rrugën kryesore me automjetin e tyre tip Toyota Corolla ,kur u përplasën me një automjet tip Dogde të drejtuar nga 29-vjeçari  Donald Kumar Davis.

Burrë e grua nga Pogradeci gjetën vdekjen pas transportimit në spital, ndërkohë që 29-vjeçari mori plagë të lehta dhe më pas është dërguar për në qeli.

Sipas policisë dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia e automjetit të drejtuar nga Davis. Ai u shpall fajtor për vrasjen e dy personave në aksident.

Ish-shefi i policisë shqiptar Muhamet Oparaku dhe bashkëshortja e tij menaxhere në një qendër tregtare Bukurie Oparaku kishin emigruar në New Yersey nga qyteti i Pogradecit rreth 10 vite më parë. Ata konsideroheshin nga banorët e zonës si persona mjaft të respektuar.

“Ajo kishte një zemër të mirë, i donte njerëzit dhe punën e saj. Nuk fliste shumë mirë anglisht, por ishte shumë punëtore, mësoi dhe u bë një menaxhere e zonja,”-u shpreh një kolege e 64-vjeçares shqiptare.

Ndërsa për 68-vjeçarin thuhej si ishte shumë inteligjent dhe gjithnjë i respektuar. Sipas familjarëve të çiftit dëshira e tyre ishte që të preheshin në vendlindje në Shqipëri.

Kjo ka qenë arsyeja se përse ata nisën një fushatë në rrjet për të mbledhur fondet e mjaftueshme që trupat e tyre të ktheheshin në qytetin e Pogradecit./Opinion.al/