Aksidentohen dy vetura në Ulpianë (FOTO)

FOTO ILUSTRIM

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, pikërisht te konviktet në Ulpianë.

Loading...

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e “Indeksonline” shohim që dy vetura janë të përfshira në këtë aksident. Por për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe dëmet nuk duken të jenë të mëdha.

Ndryshe, aksidentet kanë shënuar rritje kohëve të fundit, kur edhe komunikacioni është ngarkuar në sezonin veror./Indeksonline/