Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur, pak pas mesnate në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pranë qendrës tregtare TEG.

Sipas policisë, shoferi i mjetit, Arlintin Alia, 32 vjeç ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë tre nga pasagjerët të Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj, 54 vjeç, Florida Bibaj, 22 vjeç, ndërsa në gjendje kritike për jetën është vajza e madhe e çiftit, Xhuliana Bibaj, 26 vjeç.

Policia raportoi fillimisht se edhe ajo kishte ndërruar jetë, por e reja ka qenë në vdekje klinike. Në spital nën kujdesin mjekësor ndodhet edhe drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve paraprake, të katër pjesëtarët e familjes nga Mirdita kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.

Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin, udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara./ Opinion.al