Aksidenti në Gjilan, Naim Tërnava shkon në QKUK

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shkuar në Qendrën Klinikë Universitare pas aksidentit që ndodhi në Gjilan ku mbetën tre të vdekur e katër të lënduar.

Loading...

Kryeimami ka shkuar për ta parë gjendjen nga afër të të lënduarëve, njofton Klan Kosova.

Në këtë aksident ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasdorës turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila është në gjendje stabile pas ndihmës mjekësore që mori.

Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe një kolonë tejet e gjatë në hyrje të Mramorit – kolona ka arritur deri në pesë kilometra.