Ka ndërruar jetë në QKUK edhe personi i pestë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku që ndodhi me datën 26 të muajt të kaluar në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

“Gazeta Blic” ka mësuar edhe identitetin e personit të katërt që ndërroi jetë sot nga ky aksident. Ai është Samir Lama, 31 vjeçar nga Rahoveci.

Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe babai 31 vjeçarit, Hilmi Lama, raporton GazetaBlic.

Bilanci i të lënduarve nga ky aksident mbetët në dy të tjerë.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.