Aksidenti ajror në Iran, vdes vajza e miliarderit turk (FOTO)

Pas një aksidenti ajror që ndodhi në Iran, ku një avion privat turk u rrëzua, raportohet se në mesin e viktimave është dhe e bija e një biznesmeni të njohur  miliarder turk Husein Basaran.

Loading...

Sipas mediave të huaja, avioni i rrëzuar la të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të, njofton Klan Kosova.

Saktësisht Mina Basaran, 28 vjeçare, vajza e biznesmenit miliarder turk dhe shoqet e saj ishin duke u kthyer përsëri në Stamboll pas festës së saj të beqarisë në Dubai.

Aeroplani u rrëzua një ditë më parë në qytetin e Shahr-e Kord, 370 kilometra prej kryeqytetit Tehran.

Mina Basaran do të martohej me Murat Gezer, pronar i një dyqanit të shtypit Metprint, muajin e ardhshëm.