Foto arkiv

Tri vetura janë aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Indeksonline.

Në aksidentin zinxhiror është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në automjete janë të konsiderueshme./Indeksonline/

No tags for this post.