Një aksident mes një kamioni dhe një autobusi ka ndodhur pak më parë në fshatin Gjergjicë të komunës së Drenasit, njofton Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve të rastit, nga aksidenti janë të lënduar disa persona, dy prej të cilëve janë dërguar për trajtim në spital.

Ndonëse ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentit, dëshmitarët për Indeksonline thonë se fajtor për të ka qenë autobusi. /Indeksonline/